YOOtheme
JSN ImageShow - Joomla 1.5 extension (component, module) by JoomlaShine.com

Historiku i Departamentit tė Historisė dhe degės mėsimore Histori

 

Dega Histori-Gjeografi- Fiskulturė, si pararėndėsja e parė e drejtimit tė studimeve Histori, qė vepron aktualisht nė Universitetin e Shkodrės, u krijua nė vitin shkolluer 1964-1965. Kjo degė u transferue pranė Institutit Pedagogjik 2 vjeēar “Aleksandėr Xhuvani” nė Tiranė nė vitin shkolluer 1965-1966, pėr t’u rihapun pėrsėri pranė Institutit Pedagogjik tė Shkodrės nė vitin 1966-1967. Dega nė fjalė ashtė drejtue nga Katedra pėrkatėse, e bashkueme, e drejtueme nga Prof. Pjerin Boriēi dhe ishte e destinueme nė pėrgatitjen e mėsuesve pėr shkollen 8 vjeēare: histori, gjeografi dhe fiskulturė.   Dega me njė profil tė gjanė e me nji afat tė kufizuem studimi (2 vjeēar), nuk mund tė konsolidonte veten si njėsi mėsimore-shkencore me njė veprimtari cilėsore didaktike, prandaj nė mėnyrė tė pėrsėritun, shtroi dhe argumentoi pranė Ministrisė sė Arsimit tė asaj kohe, nevojėn e ndarjes sė saj nė profile tė ngushta. Ndarja do t’i shėrbente ngritjes cilėsore tė veprimtarisė mėsimore, pedagogjike e shkencore dhe pėrgatitjes ma cilėsore tė studentėve si mėsues. Nė vitin shkolluer 1967-1968 u miratue krijimi i degės Histori-Gjeografi dhe formimi i nji katedre tė veēantė pėr kėte drejtim, duke e ndarė atė nga katedra e Edukimit Fizik. Nė kėtė vit pranė degės Histori-gjeografi u regjistruen 180 studentė, duke mbulue tė gjitha rrethet e vendit nga veriu nė jug. Krijimi i degės dyprofilėshe ndihmoi nė profilizimin ma tė mirė si tė pedagogėve, ashtu edhe tė studentėve.

Me mbylljen e Institutit Pedagogjik 2 vjeēar tė Tiranės, mė 1968, Instituti Pedagogjik i Shkodrės mbetej e vetmja shkollė e lartė nė Shqipėri qė pėrgatiste mėsues pėr shkollen 8 vjeēare nė Shqipėri, e pėr pasojė numri i studentėve pranė Institutit dhe katedrės histori-gjeografi shkoi duke u rritė. Gjithsesi, afati tepėr i shkurtėr 2 vjeēar nuk lejonte qė studentėt tė merrnin kulturėn e nevojshme shkencore e profesionale. Ngarkesa mėsimore e madhe, mungesa e teksteve bazė universitare dhe literatura e gjanė qė rekomandohej pėr shfrytėzim, krijonin vėshtirėsi pėr studentėt, por njėkohėsisht edhe pėr sistemin nė pėrgjithėsi.

Me kėrkesat e vazhdueshme tė argumentueme nga Instituti, Ministria e Arsimit nė shtatorin e vitit 1970 miratoi rritjen e afatit shkollor me nji vit ma shumė, duke e kthye Institutin e Lartė pedagogjik nė nji shkollė universitare tė mirėfilltė, me tre vite studimore. Ky ndryshim solli kushte tė reja ma tė favorshme. Katedra Histori-Gjeografi hartoi plane dhe programe tė reja, nė konsultim tė vazhdueshėm me katedrat simotra tė Universitetit tė Tiranės. I gjithė dokumentacioni shkolluer vazhdoi si mė parė t’u nėnshtrohej direktivave vendomore e detyrave partiake, duke qenė nė themel tė tyre filozofia marksiste-leniniste. Struktura e re mėsimore vjetore pėrfshinte 7 muaj mėsim dhe 2 muaj punė prodhuese, 1 muaj stervitje ushtarake dhe 2 muaj pushim.

Numri i orėve tė mėsimit, nė krahasim me sistemin 2 vjeēar, u rritėn mbi 50%, nga 1326 ore nė sistemin 2 vjeēar, u kalue nė 2071 orė nė sistemin 3 3 vjeēar.

Shpėrndarja e orėve vjetore nė mėnyrė krahasuese paraqitej si ma poshtė:

2 vjeēar

3 vjeēar

Semestrat

Semestrat

I

II

II

IV

I

II

II

IV

V

IV

20

31

27

30

32

30

29

30

30

25

Me pėrjashtim tė njė semestrit, kudo ka pasur nji rritje tė orėve javore. Praktika mėsimore nga dy javė u ba katėr javė. Numri i javėve mėsimore nė auditor u rrit nga 50 orė nė 73 orė. Nė programin mėsimor u pėrfshie gjuha e huaj qė zhvillohej nė dy vitet e para, me 200 orė mėsimi. Nė fillim, si gjuhė e huaj mėsohej rusishtja, por ma vonė hyri edhe gjuha angleze dhe frėngjishtja.

Planet mėsimore pėsuan nji pėrmirėsim tė ndjeshėm. U pėrfshinė landė tė reja dhe u forcue mjaft pėrgatitja didaktike; iu dha prioritet veprimtarive praktike si seminarėve, punėve laboratorike, vėzhgimeve ndėr shkolla, zhvillimit tė metodikave, praktikės mėsimore dhe asaj nė terren, qė nė kompleks zhvillonin aftėsitė praktike tė studentėve e rritnin nivelin profesional tė tyre.

Krahas ndryshimeve nė aspektin shkencor dhe didaktik, grup-landėt qė orientonin forcimin  e tendenciozitetit ideologjik, mbetėn tė pacėnueme.

Kėrkesa e vazhdueshme e stafit pedagogjik pėr tė forcuar frymėn shkencore dhe profesionale tė veprimtarisė mėsimore, ēuan nė zvogėlimin e kohės qė i jepej punės prodhuese dhe stėrvitjes ushtarake. Nė vitin 1975-1976, stėrvitja ushtarake nga 4 javė u ul nė 3 javė dhe orėt e nji jave u shpėrndanė gjatė vitit. Kjo ndihmoi nė pėrmirėsimin e raportit teori-praktikė nė tė mirė tė praktikės.

Teori

praktikė

1970

1977

1970

1977

68.5

59.3

38.5

40.7

Ndėrsa numri  i orėve qė i kushtohen sferės praktike, ja si paraqitėn ato sipas viteve:

2 vjeēar

1970

1977

541

698

1135

Ndėrsa numri i javėve pėr praktikėn mėsimore nė terren pat kėtė rritje:

2 vjeēar

1970

1977

2

4

6

Me mjaft efektivitet ka qenė ngarkesa e studentėve me hartimin e njė punimi vetjak me karakter historiko-gjeografik, tė cilin studentėt duhej ta paraqisnin nė fund tė praktikės mėsimore nė terren. Ky punim i nėnshtrohej nji bisede kontrolluese, ku studenti mbronte punimin e tij. U pėrmirėsue mjaft pėrgatitja psiko-pedagogjike e didaktike e studentėve. U forcuen landėt qė ndikonin drejtėpėrdrejtė nė kulturėn profesionale, si pedagogjia, psikologjia dhe praktika pedagogjike, e cila u rrit nga 3 javė nė 4 javė. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė asaj kohe, duke u mbėshtetun nė pėrvojėn e kontributin e madh qė kishtė dhanė Instituti i Lartė Pedagogjik 3 vjeēar, u bė kalimi nė sistemin 4 vjeēar, gjė qė ndodhi nė vitin shkolluer 1982-1983. Pėrmirėsimet qenė ma tė ndjeshme e ma cilėsore nė fushėn e mėsimit dhe tė edukimit. Fakulteti dy degėsh vepronte me dy katedra tė ndara, tė cilat nė fillim tė viteve 1990’ do tė emėrtohen tashma departamente. Katedra e Historisė drejtohej nga Dr. Manol Tasellari dhe ajo e Gjeografisė nga Trifon Ziu. Emri i Institutit ndryshoi nė Institituti i Lartė Pedagogjik 4 vjeēar.

Dokumentacioni  shkollor, plani dhe programet pėsuen ndryshime tė ndjeshme nė kahun ma plotėsues, duke u ba tė pėrafėrta me programet dhe planet e Universitetit tė Tiranės. Ata u pasuruen me landė tė reja si, Arkeologjia, Etnografia, Bazat e Gjeologjisė, Gjeomorfologjia, Historia e Ballkanit, Historia e Azisė Afrikės dhe e Amerikės Latine, Gjeografia e Kosovės, ndėrsa nė landėt ezistuese u pėrfshinė njohuri tė reja. Metodikat u bane landė te veēanta dhe numri i orėvė tė tyre u rrit nga 134 orė mėsimi nė sistemin 3 vjeēar, nė 180 orė nė sistemin 4 vjeēar.

Ngarkesa mėsimore nė sistemin 4 vjeēar pėr degėn Histori-Gjeografi mbetej e tillė:

 

viti I

Viti II

Viti III

Viti IV

gjithsejt

I

II

I

II

I

II

I

II

 

29

27

29

32

27

30

28

27

229

Kalimi i Institutit e Lartė Pedagogjik 4 vjeēar  nė emėrtimin Universiteti i Shkodrės u bė me vendimin e qeverisė nr: 167 datė 28.05.1991. Kėrkesat e reja pėr depolitizimin dhe deideologjizimin e pėrmbajtjes sė punės mėsimore dhe edukative dhe sigurimi i niveleve bashkėkohore nė kushtet e transformimeve tė thella, kėrkonin ristrukturimin e pėrmirėsimin rranjėsor tė planeve e programeve. Nė hartimin e dokumentacionit tė ri u ba nji rivlerėsim i epokave, ngjarjeve, figurave historike, duke i shmangun shtrembėrimet e njėanshmėrinė ideologjike, si dhe u pėrfshinė landė tė reja si Historiografia Shqiptare, Hyrja nė Studimin e Historisė (si njė lendė kjo e fundit qė mėsonte shkrimin akademik tė historisė), Historia e Shqiptarėve Jashtė Kufijve etj. Ndryshoi plotėsisht struktura e detyrimet e studentėve. U krijuan gruplandėt e ndara, nė landė tė detyrueshme, lėndė me zgjedhje e  fakultative me zgjedhje. Duhet tė themi qė programet e reja filluen  tė implementohen ma sė pari nė Universitetin e Shkodrės dhe pikėrisht nė degėn Histori-Gjeografi me drejtim Histori, qė nė vitin 1997 me mbėshtetjen dhe asistencėn e drejtėpėrdrejtė tė Universitetit  Karl Franz tė Gracit, Austri dhe gjegjėsisht tė Prof. Dr. Walter Höflechner, historian nė profesion. Kjo ecje e departamentit tė Historisė u krye relativisht tre vite para ndryshimeve tė ngjashme qė do tė ndermerreshin nga Universiteti i Tiranės dhe universitete tė tjera nė Shqipėri. U vendosėn kritere tė reja pėr pranimin e pedagogėve nė bazėn e tė cilave tanimė qendronte konkursi, pra merita profesionale.

             Nė vitet 1991 deri mė 1997 Departamenti i Historisė ka qenė i pėrbame nga. Prof. Dr. Manol Tasellari (drejtor departamenti deri mė 1993) Prof. Dr. Menduh Dėrguti, Prof. Dr. Rafael Lipe (dekani i parė i fakultetit Histori-Filologji, i krijuar brenda Univeristetit tė Shkodrės mė 1991), Dr. Tomi Treska. Dr. Paulina Hoxha,  Dr. Bajram Xhafa (drejtor departamenti 1993-), Prof.As. Dr. Gezim Hoxha, Dr. Romeo Gurakuqi, Dr. Simon Lufi, Rokin Daberdaku, Pranvera Dibra, Edlir Hoxha.

Aktualisht Departamenti i Historisė pėrbėhet nga: Prof. Dr. Romeo Gurakuqi (drejtor departamenti), Prof. As. Dr. Paulina Hoxha (dekane e Fakultetit Histori-Filologji) Prof. As.Dr. Bajram Xhafa, Dr. Simon Lufi, doktorant Rokin Daberdaku, doktorante Bendis Kraja, doktorante Nertila Haxhia Ljarja, Magister  Sereta Zaganjori.

Aktualisht punojnė si pedagogė tė jashtėm por qė mbulojnė landė tė randėsishme, Prof.As. Dr. Pranvera Dibra, Dr. Muhamet Belaj, Dr. Zef Paci, Magister Zemaida Mozali dhe Eduard Ndreca.

Dukė fillue nga viti shkolluer 2006-2007, bazue nė programin e ri tė ndėrtuem mbi bazėn e Marrėveshjes sė Bolonjės, Dega Histori- Gjeografi 4 vjeēar u ristrukturue si Degė Histori 3 vjeēar me 180 ETCS. Nga viti shkolluer nė vijim, 2008-2009, pas udhėzimeve tė reja tė qeverisė shqiptare, ndertue mbi bazėn e Ligjit tė Ri tė Arsimit tė Lartė nė Republikėn e Shqipėrisė (2007), studimet e ofruaem nga Departamenti i Historisė janė studime tė mirėfillta nė Histori (3 vjeēar) dhe njė program i Diplomės sė Nivelit tė Dytė nė Studime Shqiptare, 2 vjeēar, i ndertuem nė bashkėpunim me departamentet e tjera tė Fakultetit Histori-Filologji tė kėtij Universiteti. Tė gjitha programet mėsimore tė ofrueme, pėr nivelin Bachelor dhe diplomen e specializueme, do t’i gjeni mė tutje nė kėtė faqe nė rubrikėn pėrkatėse.

Njėkohėsisht nė rubrikėn e botimeve ju do tė gjeni tė gjitha botimet shkencore dhe tekstet universitare tė pėrgatituna nga pedagogėt e kėtij departamenti, nga krijimi i tij deri mė sot.